Ja përse produktet ushqimore BIO, i gjeni vetëm tek MIA (FOTO)

Në kulmin e debatit për sigurinë ushqimore në vend, pas skandaleve  të zbuluara nga emisionet “Top Story” e “Fiks Fare”, lind nevoja që qytetarët të jenë të informuar se ekzistojnë zgjidhje për të konsumuar produkte ushqimore BIO.

Prej mëse dy vitesh në treg ka hyrë një dyqan i ri, i cili tregton vetëm produkte bio, të prodhuara në një fermë në Xhafzotaj të Durrësit.


Bëhet fjalë për dyqanin me produkte MIA, që tashmë ka sjell edhe një risi për kryeqytetin shqiptar.

Të gjithë konsumatorët që duan të kenë në tryezat e tyre perime dhe fruta të bahçes tradicionale, mund të porosisin në www.mia.al ose në numrin e e telefonit 0697075954 nga e hëna në të shtunë 8:00 – 19:00 dhe brenda dy orësh produktet e zgjedhura do t’i kenë në shtëpi.

Sa i përket dyqanit, Mia Organic që mund ta gjeni në Rrugën Papa Gjon Pali i II, në Tiranë, vlen të theksojmë se kemi të bëjmë me një hapësirë ku Shqipëria ekspozon më të mirën e traditave dhe cilësinë më të lartë

MIA Organic ka si objektiv të sjellë pranë konsumatorit produktet më të mira natyrale dhe organike Shqiptare duke ruajtur standardet më të larta, nëpërmjet angazhimit të palëkundur për një eko-sistem të qëndrueshëm të agrikulturës tradicionale për njeriun, kafshët, bimët dhe ambientin.

Bota MIA është e përbërë nga fermerë të përzgjedhur, që çdo ditë punojnë me standardet për të sjellë në treg produktet më të mira.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.