Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ripërtërihet LSI; partia e Kryemadhit zëvendëson të 17-të mandatet e djegura në Kuvend

Listat e kandidatëve të PD-së dhe të LSI-së për zgjedhjet parlamentare të 2017-tës kanë shteruar duke bërë që në Kuvend të mbesin 18 karrige bosh.

Ditën e sotme një tjetër kandidat nga LSI ka kërkuar të marrë mandatin e deputetit në KQZ duke bërë që LSI të plotësojë të 17 vendet e lira të lëna bosh nga djegia e mandateve.

Ndërkohë nga PD-ja janë plotësuar 23 vende duke mbetur bosh 18 karrige.

Deri më tani janë 39 deputetë të opozitës që kanë zënë karriget, nga 58 që dogjën mandatet.

Në këtë mënyrë për herë të parë Parlamenti do të mbetet me më pak se 140 deputetë siç janë parashikuar në Kushtetutë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore