Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Diaspora

Humbi djalin e vetëm në Zvicër, flet babai i 4-vjeçarit

Babai i të miturit 4-vjeçar nga Kosova, Zenelit, ka folur për humbjen e djalit të tij të vetëm. Në një intervistë për mediat zvicerane, Asman M., ka thënë se në këto momente të vështira të jetës së tij, po gjen ngushëllim te familjarë dhe dashamirës të shumtë.

“Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”, thotë babai i pikëlluar. Djali i vogël humbi jetën pak ditë më parë, teksa po luante në një park me bashkëmoshatarët në Zvicër, ku ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një lumë aty pranë.

Ai ka kërkuar që në vendin ku rrëshqiti djali i tij Zeneli duhet të vendoset një gardh si element sigurie, pasi sipas tij, të njëjtin fat mund të pësojnë edhe fëmijët e tjerë.

“Është vend shumë i rrezikshëm. Nuk dua të dëgjoj më që ndonjë fëmijë tjetër të pësojë atë që pësoi im bir”, - shtoi babai i Zenelit.

Trupi i pajetë i vogëlushit 4-vjeçar ndodhet në institutin e mjekësisë ligjore dhe pritet që të martën të përcillet për në banesën e fundit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore