Ç’po ndodh në Maqedoni? Operacion “Fshesa” 1 muaj para vendimit të BE për negociatat

Ishte paralajmëruar prej javësh, por vetëm sot Kryeministri i Maqedonisë së Veriut e ka konfirmuar se e ka seriozisht me operacionin “Fshesa” që do të nisë për të pastruar jo vetëm administratën shtetërore, por edhe vetë kabinetin qeveritar.

Sipas mediave maqedonase do të ketë ndryshime të shumë ministrave si dhe zëvendësve dhe funksionarëve me urdhër të liderit të LSDM-së, vetëm një muaj para vendimit të BE-së për negociatat.



Ndërkohë, Zoran Zaev ka folur për gazetarët pas seancës së Këshillit qendror të partisë ku u shkarkuar Këshilltari Ekzekutiv, nënkryetarët e partisë, tre sekretarë dhe koordinatorja e Forumit të grave.

Zaev ka thënë se nuk sheh asnjë arsye të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

“Do të ketë ndryshime të pozicioneve të ministrave, zëvendësve dhe funksionarëve tjerë në qeveri, si dhe drejtorëve në NP, Agjencive, SHA në pronësi shtetërore, gjithkund ku nuk ka rezultate, ose është treguar arrogancë,nuk është pasur kapacitet demokratik, sukses, do të ndodhin ndryshime. Do të jenë serioze sikur që janë këtu në partinë politike, pasi vetëm ashtu është në rregull”, theksoi Zaev.

Ipyetur se sa ministra do të përfshihen me ndryshimet, Zaev nuk ka dhënë numër, por ka shtuar se do të jenë më shumë se tre.

“Numrin nuk e them. Duke pasur parasysh se deri tani janë ndërruar gjashtë ministra- për kulturë, drejtësi, arsim dhe tre pa resor, unë jam afër numrit të një të tretës. Që do të thotë për herë të parë hapet debat se do të shkojmë në zgjedhje të Qeverisë, pasi nëse ndërroj vetëm dy e plotësoj limitin e një të tretës që të ketë rikonstruim të qeverisë. Ai është Këshilli i ministrisë së Drejtësisë dhe juristëve me të cilët flasim, që do të thotë se do të ketë më shumë se tre dhe në asi rrethana do t’i kumtojmë me kohë kur do t’i sjellim ato vendime”, deklaroi ai.

Ai pret të merr fidbek javën e ardhshme edhe nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, nga Alternativa e Afrim Gashit, Menduh Thaçi i PDSH-së si dhe përfaqësuesve tjerë të partnerëve të koalicionit me të cilët ka biseduar, pasi siç ka thënë “ka funksionarë të dobët të cilët duhet të ndërrohen dhe të vijnë të rinj”.


Comments are closed.