Gaz Demi, Olsi Rama dhe Armand Duka…të gjithë në një tribunë!

Partizani ka festuar sot zyrtarisht titullin kampion pas 26 vjetësh në historinë e tij. Një sukses që u arrit dy javë para fundit të kampionatit, ndërsa sot gjithçka u kurorëzua pas fitores kundër Kukësit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, të kuqtë kanë zbarkuar në fushë për të nisur festën, me drejtorin e Partizanit, i cili, pasi e ndoqi ndeshjen nga tribuna në krah të presidentit Gaz Demi dhe kreut të FSHF-së Armand Duka, zbriti për të përshëndetur futbollistët kampionë. Shfletoni foto-galerinë…









Comments are closed.