Zbulohet kush e hedh gazin lotsjellës në protesta, ja lidhja me FRESSH-in dhe ushtrinë

I pyetur për një qëndrim mbi mënyrën sesi reagon Policia e Shtetit në protestat e opozitës, ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj ka theksuar se rasti i dhunës ndaj Sahit Dollapit ishte një akt i rëndë.

Ai e shpjegoi reagimin me më tepër forcë seç duhet nga Policia, me informacionet që ka marrë së fundmi nga ekspertë të fushës, që thonë se në protesta janë angazhuar shumë efektivë që e kanë nisur karrierën si ushtarakë.





Kjo sipas Mustafajt tregon edhe përdorimin me sasi të lartë të gazit lotsjellës.

“Rasti i Sait Dollapit është flagrant dhe tregon se policia ka dalë nga roli i vet. Më thonë se dy faktorë ndikojnë që ka rënë shumë puna e policisë në protesta, kanë hyrë në radhët e policisë shumë elementë të ardhur nga ushtria të cilët nuk janë të përgatitur. Që nga procesi i hedhjes së gazit lotsjellës…atë e hedhin oficerë të ardhur nga ushtria… Ushtria hedh gaz për të vrarë armikun, policia nuk vret popullin e vet. Policia është e përgatitur, ka përgatitje nervore për protestat, ndërsa ushtria jo. Ka gjithashtu elementë të njëanshëm në polici”, u shprej Mustafaj.

Por, ai zbuloi edhe një skandal sipas tij. Mustafaj tha në “Kjo Javë” se “në vitin 2015 është janë futur shumë anëtarë të FRESSH (Forumi Rinor i PS) në akademinë e Policisë së Shtetit.

Ai theksoi se fakti që këta efektivë të rinj në të shkuarën kanë pasur lidhje politike me mazhorancën aktuale, ndikon edhe në mënyrën si veprojnë në protestë, duke iu përgjigjur ashpër militantëve të opozitës.





Comments are closed.