Zbulohet emri i njohur nga PS që pas pak ditësh do t’i vërë “shkelmin” Ramës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa po marshonte me mbështetësit e saj për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë dha një mesazh të fortë për mënyrën sesi do të zgjidhet kriza aktuale politike.

Sipas saj, do të jetë nënkryetari i PS, Taulant Balla që pas pak ditësh do t’i vërë “shkelmin” Edi Ramës.

“Zoti Balla në të gjitha rastet e krizave, është bërë kamikazi I kryetarëve në largim. Por nuk do Nuk do çuditem kur të shoh se zoti Balla do të jetë pas disa ditësh ai që do ti kërkojë Edi Ramës të largohet”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se lëvizjet e fundit të ndërkombëtarëve mund të çojnë drejt zgjidhjes së krizës.









Comments are closed.