Tragjike, i bie sipër dollapi i shkollës, vdes 9-vjeçari shqiptar në Angli

Një 9-vjeçar shqiptar në Angli ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi e zuri poshtë një dollap në shkollë në Esexx. Ngjarja e rëndë ndodhi në një klub noti në Shkollën e Great Baddow në Chelmsford të enjten në mbrëmje.

Leo Latifi, 9 vjeç u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte. Mësohet se babai i 9-vjeçarit ishte shqiptar ndërsa nëna ishte shtetase britanike.

Maria Rumsey, mësuese në St Michael, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e Leos.

“Ai do të na mungojë shumë të gjithëve ne. Ne dëshirojmë t’i shprehim mendimet dhe ngushëllimet e të gjithë familjes dhe miqve të Leos në këtë kohë të trishtuar. Leo ishte një “shkëlqim” në shkollën tonë. Fytyra e tij e ndriçoi klasën dhe sytë e tij të të shkathët, blu na bënë të gjithëve të buzëqeshim”, tha ajo.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.