Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë së PD, Besnik Mustafaj teksa analizonte zgjidhjet e mundshme për krizën politike në Shqipëri, tha në “Kjo Javë” se eliminon një përplasje civile në zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas tij është e pamundur që opozita të pengojë zgjedhjet me forcë pasi ato janë të garantuara me ligj dhe një tentativë e tillë do të ishte shkatërruese, pa rezultat.
“Të dalin shqiptarët, të venë të vriten e priten te kutitë, nuk besoj se do të ndodhë kjo gjë. Nuk prodhon rezultat. Rezultat prodhon insistimi deri në momentin e fundit, me protesta në rrugë, pasi masa e madhe e shoqërisë tregon se nuk pajtohet me këtë proces farsë që mund të bëjë Edi Rama”, tha ai.
Sipas tij një lëvizje e tillë e dhunshme për të ndalur zgjedhjet nuk është në natyrën e demokratëve.
“Ja u bënë këto zgjedhjet. Do të ishte një komedi pa rezultat, pasi s’ka garë. Ishte Taulant Balla prezantoi sot atë kandidatin e vetë. Po çfarë fushate është kjo, se edhe zgjedhjet e 1945 kishin ndonjë kandidat rival komunistët”, deklaroi ai.
Comments are closed.