“Të derdhemi në Tiranë, sot vuloset fati i vendit”/ Opozita në protestën vendimtare, çfarë pritet të ndodhë?

Opozita ka paralajmëruar sot zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare përpara godinës së kryeministrisë në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ndërkohë ende nuk ka detaje për formën se si do të organizohet dhe sa do të zgjasë kjo protestë, por ndërkohë dje lideri demokrat nga Mati, teksa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit se nuk ka asnjë hap pas në synimet e opozitës, pavarësisht thirrjeve të Ramës përmes letrave për dialog pa kushte.

“Ka ardhur ora dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara drejt rrugës që na çon tek vlerat europiane me të cilin e nisëm këtë betejë. ‘PO’ kjo betejë nuk bëhet thjeshtë për të kaluar një krizë të radhës, nesër do të vendoset fati i Shqipërisë dhe fundi i tranzicionit për një Shqipëri si gjithë Europa, do jetë fundi i kësaj beteje.

E nesërmja do jetë mesazhi më madhështor për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ju ftoj që askush të mos mungojë në protestën e nesërme. Të derdhemi nesër në Tiranë me pjesëmarrje me bashkim dhe vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa”, bëri thirrje Basha një ditë më parë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.