Spahiu: Kryeministri nuk duhet të gëzojë për SHELL-in

Zbulimi i naftës në malin e Shpiragut duket një lajm i mirë për rritjen ekonomike të vendit, por sa do përftojnë shqiptarët nga kjo pasuri?

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thekson se nuk janë shqiptarët ata që do i gëzojnë këto pasuri nëntokësore të vendit.



Sipas tij, punëtorët e nëntokës punojnë në kushte të mjerueshme, duke renditur edhe një sërë problemesh të tjera në vend.

Postimi i Spahiut

Naftëtarë të varfër dhe në protesta. Minatorë të varfër deri në mjerim, në protesta.

Kjo është situata e atyre që punojnë në nxjerrjen e pasurive që ka nëntoka jonë. Taksë qarkullimi të lartë, rrugë të amortizuara dhe me pagesë.

Asnjë kilometër rrugë e re e shtruar prej 6 vitesh. Kjo është ajo ç’ka çdo shqiptarë përfiton nga pasuritë që ka. Atëherë pse gëzon kaq shumë KM-ja ynë për zbulimin e ri????


Comments are closed.