Sot protesta e PD, Berisha paralajmëron: Po vjen cunami i historisë

Kur na ndajnë vetëm disa orë nga protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar atë ‘një cunam të historisë’.

Në një postim në Facebook, Berisha shkroi se Shqipëria do vërshojë sot drejt Tiranës për largimin e Edi Ramës nga qeveria.

“Sot cunami i historisë. Shqipëria vërshon drejt Tiranës! Rama ik! Fitore!”, – shkroi ish-kryeministri.

Protesta e opozitës do zhvillohet pasditen e sotme. Mësohet se opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, nga ora 19:00-23:59.

Rreth 1700 efektivë policie, si edhe policë civilë pritet të jenë në gatishmëri për protestën.

Tek Kryeministria dhe Parlamenti, që orët e para të mëngjesit të së enjtes, u vendosën gardhe metalike dhe shtyllat u lyen me graso.





Comments are closed.