Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Rama ka rënë", Kryemadhi apelon për qetësi: Në turmë ka provokatorë, dhuna i shton jetën atij

Kryetarja e LSI ka ripërsëritur thirrjen e saj për një protest paqësore. Monika Kryemadhi tha se protesta e ka arritur qëllimin e saj dhe Rama tashmë ka rënë.

“Në sot në atë shesh, me ato qindra mijëra shqiptarë, protestojmë për socialistët, për policët që qeveria i vendos kundër popullit, për mësuesit dhe mjekët që nuk mund të jenë aty për shkak të kërcënimit. Jemi më të fortë se kurrë dhe të vendosur në rrugën tonë. Ne jemi këtu sepse e duam vendin. Sot tregojmë se jemi vërtetë europiane dhe kjo është mbi dëshirat dhe flamujt politikë. Protesta e ka arritur qëllimin e saj. Deklaratat në favor të opozitës po shtohen. Mjafton të shohësh letrat qeramane të Ramës. Mos vazhdo të provokosh më qytetarët. Lëri qytetarët të qetë dhe largo provokatorët që ka në turmë. Qytetarët të distancohen nga dhuna. Rama ka ikur. Dhuna i jep pikë atij. Zgjedhje nuk do të ketë. Ai e di shumë mirë. Vetëm dhuna i shton jetën atij”

Monika Kryemadhi tha se duhet të mbyllet tranzicioni njëherë e përgjithmonë.

"Ne nuk jemi vend i botës së tretë. Kemi djem dhe vajza fantastikë", tha ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore