PS sfidon opozitën para protestës: Zgjedhjet nuk shtyhen, në 2021 marrim mandatin e tretë

Qeveria është e vendosur që zgjedhjet lokale të zhvillohen më 30 qershor.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar nga Prrenjasi se mbajtja e zgjedhjeve me 30 qershor është detyrim kushtetues.



Balla tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe më 2021 Rama do të marrë mandatin e tretë.

“Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues. Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës”, deklaroi Balla.

Gazeta SHQIP

 


Comments are closed.