Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Protesta/ SHBA apel opozitës: Përmbahuni, bombat molotov dhe gurët përbëjnë krim!

Pak orë para protestës së opozitës, ambasada e SHBA i ka bërë thirrje opozitës dhe policisë që të qëndrojnë larg dhunës.

Përmes një deklarate, ambasada kujton se hedhja e bombave molotov dhe gurëve dënohet nga ligji.

?Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme ? si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese ? që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv?, shkruan ambasada e SHBA.

Më herët, edhe BE kërkoi vetëpërmbajtje në protestë dhe u bëri thirrje organizatorëve për qetësi.

Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore