“Po shtohet presioni mbi Ramën”, ish-ministri: Ja si po “luajnë” ndërkombëtarët

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar krizën politike në vend dhe zhvillimet e ditëve të fundit, ku nga Gjermania është përmendur edhe shtyrja e zgjedhjeve apo dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Mustafaj tha në “Kjo Javë”, se ndërkombëtarët e kanë zhvendosur presionin nga opozita te qeveria, pasi në kriza të mëdha si kjo aktuale, duhet që zgjidhja të vijë nga mazhoranca që drejton vendin.

“Nëse fillim i gjithë presioni ishte mbi opozitën, tashmë ka një proporcion, pra barazim të presionit, mos të them që është shtuar presioni mbi qeverinë, ku kërkohet të futet në dialog dhe të bëhen zgjedhje normale. Unë gjykoj që presioni do të shtohet mbi institucionet nën drejtimin e Edi Ramës në mënyrë që të gjendet zgjidhje”, tha ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.