Përplasja para parlamentit, shoqërohen në polici 7 protestues

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 7 protestues pas indicidenteve që ndodhen para parlamentit, ku u ndezen dy vatra zjarri.

Incidenti ndodhi gjatë kohës që Basha tërhoqi turmën nga kryeministria drejt parlamentit. Një grup protestuesish ndezën zjarr dhe hodhën sende të forta drejt policisë, ndërsa uniformat blu kaluan në gatishmëri.



U dësh ndërhyrja e Gazmend Bardhit që turma të tërhiqej pas dhe protesta paqësore të mos njollosej.

Protesta e së shtunës ishte përgjithësisht e qetë dhe nuk pati përplasje me policinë dhe as gaz lotsjellës ndryshe nga protesta e 11 majit ku kryeministria u sulmua me bomba molotov.

Si u zbut opozita pas bombardimit nga ndërkombëtarët, mesazhet e protestës

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.