Pasi u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, Gjinushi kapet duke pirë kafe më Ramën (FOTO)

Një ditë parë, Skënder Gjinushi u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, si i vetmi kandidat në garë. Ndërkohë, ditën e sotme ai është fotografuar duke zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Në foto duket Rama dhe Gjinushi ulur në një kafe në kryeqytet teksa bisedojnë. Ai u zgjodh kryetar me 36 vota pro dhe 6 kundër. Ndërsa dje para votimit, Gjinushi foli para akademikëve, duke shpalosur platformën e tij, ku theksoi se do të reformojë institucionin.



“Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë”, tha Gjinushi, duke theksuar se: “Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet. Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.