Pasi hoqi nga shpatullat “barrën” e kryeministres, May del për pazar (FOTO)

Theresa May ditën e djeshme dha dorëheqjen si kryeministre e Britanisë së Madhe, dhe si kryetare e Konservatorëve duke krijuar një situatë të paqartë rreth Brexit.

Procesi i daljes nga Bashkimi Europian do të finalizohet nga një tjetër kryeministër nga kampi i Konservatorëve, me shumë gjasë rivali i saj Boris Xhonson, por May duket se është lehtësuar tej mase pas vendimit për dorëheqjes.

Ish-kryeministrja 24 orë pas përlotjes në Downing Street është fotografuar më e relaksuar, teksa ka dalë të bëjë pazarin me bashkëshortin e saj Phil në Waitrose ku edhe jeton.



Ajo u përshkrua si ‘e relaksuar dhe e rastësishme’ nga një blerës tjetër që foli për mediat britanike.

Blerësi shtoi se May shoqërohej nga dy truproja, ndërsa Filipi shtynte karrocën e pazarit shpeshherë.





Comments are closed.