“Nderi e dinjiteti mos ekzistoftë”, Braçe shpërthen kundër Bashës: Vrasës!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj kreu demokrat Lulzim Basha.

Braçe e akuzon Bashën si një kriminel që pushkaton në mes të ditës, duke e cilësuar si një njeri pa dinjitet.



Postimi i Braçes

Lulzim Basha paska folur per nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit!

Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites, ju merr jeten qe zoti ua fali, kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?

A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit?

Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij,
per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit,
duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj,
cilitdo qytetari ne kete vend!

Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret,
nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti,
ajo eshte unike:
NUK VOTOHEN VRASESIT!
Ne cdo kohe!


Comments are closed.