Meta i gatshëm të ndryshojë datën e zgjedhjeve, këshilltari i CDU: Një demokrat i vërtetë në Ballkan

Këshilltari i CDU-së, Martin Henze në një reagim në faqen e vet në Twitter ka vlerësuar reagimin e Presidentit Ilir Meta një ditë më parë ku u tregua i gatshëm të ndryshojë datën e zgjedhjeve për hir të stabilitetit politik në vend.

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

Sipas Henze, presidenti Meta e shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë, ndërsa theksoi se Partia Socialiste dhe opozita duhet të reagojnë.



“Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë”, – tha ai.

 


Comments are closed.