Mesazhi komik i Ermonelës përkrah kandidatit që do “vetëvarej”: Do vibrojmë si… (FOTO)

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka postuar disa foto me të rinjtë e qytetit të Kuçovës, ku edhe ka prezantuar para tyre kandidatin për kryebashkiak Kreshnik Hajdari.

Ndërkohë, para të rinjve që janë angazhuar me socialistët këto zgjedhje, gjendej çuditërisht edhe Sybi Shehu, i projektuari si kandidat që emri iu shfaq vetëm për 3 orë në listën e PS.



Për të, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi pak ditë ma parë mesazhin e një qytetari që thoshte se kishte tentuar të vetëvritej, pasi i kishte dhënë deputetes Felaj 150 mijë euro për ta bindur kryeministrin Edi Rama që të garonte për kryebashkiak.

Në takim ish-ministrja Felaj ka dhënë një mesazh që mund të interpretohet edhe si komik.

“Fushata me to do nisë krejt ndryshe, ajo do ketë vibrim si ato të telefonave dhe zemrave të tyre!”, shkruan Felaj në Facebook.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.