Lumë fierakësh drejt Tiranës mes tensioneve, Baçi: Policia bën presion! (Video)

Demokratët e Fierit janë nisur pak minuta më parë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Qindra protestues janë nisur drejt kryeqytetit me autobusë, mjete të transportit publik apo autovetura private.

Pak minuta përpara nisjes, kreu i demokratëve fierak Luan Baçi ka akuzuar policinë se po ushtron presion te qytetarët, për të mos  lejuar që të marrin pjesë në tubimin e opozitës, ku synohet rrëzimi i qeverisë Rama.

Sipas tij policia i ka bërë presion një anëtari të kryesisë së PD dega Fier.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.