Kujdes! Policë civilë në protestë për të kapur mat dhunuesit

Në protestën e sotme të opozitës policia do të jetë të gatishmëri maksimale. Mësohet se në terren do të jenë 1500 efektivë policie. Veç tyre në protestë do të jenë edhe policë civilë, të cilët do të monitorojnë çdo skenë dhunë gjatë tubimit të opozitës.

Raportohet se opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, por nuk dihet nëse do të respektohet ky orar.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ndërsa kryeministri ka bërë thirrje për dialog, duke hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e qeverisë.

Protesta kombëtare e opozitës pritet të vazhdojë sot dhe të zgjasë pa ndërprerje deri më 30 qershor.





Comments are closed.