‘Konia e Ramës’, Paloka sulmon Braçen: Pse u shpërblye kaq fort nga PS gardisti i 21 Janarit?

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur Erion Braçes, pasi ky i fundit përmendi 21 Janarin dhe e akuzoi Bashën si vrasës. Paloka, me një gjuhë të ashpër, ka disa pyetje lidhur me gardistin e 21 janarit që tani kandidon për bashkinën Mat nën siglën e PS.

“Konia e Rames që i njeh mire bandat e krimit nga frika e pushtetit qe po i ikën ka thirrur prapë në ndihmë 21 janarin. Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse

Edi Rama qe me 19 janar 2011 bënte thirrje për “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.

Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shpërblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre“, shkruan nënkryetari i PD.

Gazeta SHQIP









Comments are closed.