Kërcënon Salianji: Jemi në luftë, liria fitohet duke dhënë jetën

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar se beteja e opozitës është “ja vdekje ja liri”.

Gjatë një intervistë në oranews, pak orë para protestës, Salianji duke cituar Benjamin Franklin tha se në shumë raste liria është fituar duke dhënë jetën.



 “Benjamin Franklin thoshte se ata që do të heqin dorë nga liria thelbësore, për të blerë një siguri të vogël të përkohshme, ata nuk meritojnë as lirinë as sigurinë, ne i meritojmë të dyja prandaj luftojme për të drejtën më themelore, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Liria gjeresisht trajtohet si e drejta me thelemore e njeriut, një ideal për të cilin ja vlen të luftosh dhe në shume raste liria është fituar duke dhënë jetën.”

Salianji e quajti qëndresën e opozitës si një detyrim ndaj brezave.

“Gjithçka është fituar me shumë sakrificë dhe luftë. Lufta kundër fuqisë absolute të mbretërve, lufta kundër shtypjes së grave, lufta ndaj skllavërisë, paragjykimit, injorances, lufta ndaj diktatures në Shqipëri etj, ne kemi detyrimin të zgjidhim dhe t’iu trashëgojmë brezave të drejtën për të zgjedhur dhe për ti zgjedhur lirisht.”

 


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.