Kërcënimi/ Kosova do të vendosë taksën 100% për produktet shqiptare. Nëse për 2 muaj nuk…

Në Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptarë, që është mbajtur të mërkurën në Tiranë është folur për lehtësimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por në vend të tejkalimit të barrierave në sfond të takimit është shfaqur një luftë tregtare.

Sipas përfaqësuesve të biznesit, janë barrierat tarifore dhe ato jo-tarifore që po hasin në eksport bizneset kosovare në Shqipëri.

Nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese për miellin, birrën dhe pataten në dy muajt në vijim qeveria e Kosovës do të aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtarë me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100 për qind për prodhimet shqiptare, raportojnë mediat në Kosovë.

Kjo ishte konfirmuar nga kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka.

Ai kishe thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë përpjekje për të hequr të gjitha pengesat që mund të





Comments are closed.