“Ke gjoks të madh”, Enca ironizon keq meshkujt shqiptarë: Aman se u prishët! (Foto)

Është prekur shumë këngëtarja Enca Haxhia nga reagimet e ndjekësve të saj në foto, ku ajo ekspozon gjoksin bombastik dhe të pasmet.

Nëse dikur nuk i pëlqente që e quanin vajzë mbi peshë, sot Enca tregon se ka fituar vetëbesim dhe nuk ka më komplekse që të ekspozojë format e saj seksi dhe joshëse.

Madje, Enca ua ka kthyer me kritikë atyre që e kritikojnë se ka gjoksin shumë të madh.



Në një Instastory, Enca ironizon keq meshkujt shqiptarë të cilët e lëshojnë gojën më tepër seç duhet kur komentojnë femrat me gjoks të madh.

“Një vajzë: ka gjoks të madh, një shqiptar injorant: Pornostare! Vdiqaaaa”, shkruan Enca duke treguar me emoji se këto pohime e bëjnë për të qeshur.

Më pas, ajo i këshillon ndjekësit e saj që të “rrinë larg” nga pornoja, ose më saktë të mos e teprojnë duke parë video me vajza me gjoks të madh.

“Nuk është faji i askujt që e shihni vetëm në porno. Ju lutem kursejini komentet e tilla para se të më prishen sytë (dhe para se të prisheni vetë)”, shkruan Enca me ironi në Instastory.






Comments are closed.