Jep 50 mijë € po kapët “mat” Pjerinin, por ‘Kaubojsi’ i ka bankës 300 mijë euro borxh

Pak ditë më parë bëri bujë në media një video nga ato tipiket të ish-deputetit të Ps, Eduard Ndocaj, i cili u premtonte qytetarëve të Lezhës 50 mijë euro shpërblim nëse i siguronin një video të kandidatit socialist Pjerin Nderu duke blerë vota në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Premtimi i “Kaubojsit”, siç njihet ndryshe Ndocaj ishte shumë i fortë, duke marrë parasysh se ai garon si i pavarur përballë Ndreut për Bashkinë e Lezhës, por duket se financat e tij s’janë aq të shëndosha sa pretendohet.

Kjo pasi, Shqiptarja.com ka publikuar një dokument nga gjykata që tregon se “Kaubojsi” nuk ka shlyer një kredi të marrë prej tij dhe bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë.

Pasi ka shlyer pak këste, Ndocaj nuk i ka dhënë më para bankës, duke u regjistruar kështu në listën e kredive të këqija, me një borxh disa qindra mijëra euro.

Në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, shihet qartë se gjyqtari ka vendosur që Përmbarimi të marrë forcërisht më shumë se 290 mijë euro nga Ndocaj dhe bashkëshortja e tij Valentina, dhe dy dorëzanës të tjerë,  për t’ia dhënë bankës së nivelit të dytë ku ajo kredi është marrë.





Comments are closed.