“I madh je Edi, ja kalove edhe Enverit! Kryetari i Akademisë së Shkencave në fushatë. Shkenca le të presë”

Ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili ka ironizuar zgjedhjen e Skënder Gjinushit në Krye të Akademisë së Shkencave ku në një gare pa konkurrente, u votua Skënder Gjinushi.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Vasili i drejtohet kryeministrit i cili sipas tij me këtrë lëvizje ja ka kaluar edhe diktatorit Enver Hoxha.



Rama ja kalon edhe Enverit, te Akademia e Shkencave prin Partia!!(foto).

Në Akademinë e shkencave edhe Enver Hoxha u druajt qe te vinte ne krye sekretar partie apo anëtar të komitetit qendror apo ndonjë ofiqar tjetër partie.

Edi Rama ja kaloi.

Ne krye kemi tani një kryetar partie.

Para ca ditesh nënshkroi edhe marrëveshje politike per 30 qershorin kryetari i Akademisë së Shkencave qe është kryetar i Partisë Social Demokrate me Edin.

Kur te filloje fushata kryetari i Akademisë Shkencave do shkoje në fushatë. Shkenca le te prese.
Fushata me Edin te bën edhe Kryetar akademie.

Kështu edhe Edi ja kalon Enverit.

Bravo Edi.

Të lumtë Edi.

I madh je Edi.


Comments are closed.