I ‘dhuroi’ familjarëve toka në Theth, arrestohet pas 2 vjetësh në arrati kryekomunari i Shalës

Policia  e Shkodrës ka arrestuar ish-kryetarin e komunës Shalë Dedë Tonaj. Gjykata e Shkodrës e ka dënuar Tonajn në 19 dhjetor të vitit 2017 me 2.8 vite burg për abuzim me çështjen e pronave.

Sipas organit të akuzës, në vitin 2008, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij kanë falsifikuar dokumente zyrtare në bazë të të cilave kanë bërë pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.



“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë

 


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.