Horror në Greqi/ E lidhur me një 43-vjeçar të martuar, 14-vjeçarja hidhet te shinat e trenit pas…

Një incident tragjik ndodhi në Athinë ditën e enjte. Mediat greke raportojnë se një vajzë 14-vjeçare kreu vetëvrasje duke u hedhur në linjën hekurudhore elektrike.

Raportohet se ngjarja e rëndë ndodhi në stacionin hekurudhor Moschato. Katër automjete që i përkisnin zjarrfikësve lokalë nxituan në stacion për të ndihmuar vajzën, por për fat të keq ajo ndërroi jetë në vend.



Mediat greke shkruajnë se e mitura kishte lënë një shënim ku shpjegonte arsyet e aktit të marrë. Raportohet se prej 3 muajsh ajo ishte në një lidhje me një 43 vjeçar të martuar dhe me fëmijë, pronari i një dyqani ushqimor në zonën ku jetonte vajza.

Familja e saj kishte mësuar gjithçka për historinë e vajzës dhe kishte bërë kallëzim në polici për ngjarjen.

Pas denoncimit 43-vjeçari u vu në pranga. Në shënimin e lënë para se të ndërmerrte aktin ekstrem vajza kishte shkruar se nuk e përballonte dot faktin që ai ishte në burg.

Sipas mediave greke, burrit i janë gjetur edhe materiale kompromentuese, të cilat tregojnë se ka pasur raport seksual me të miturën.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.