Fushata/ Kreu i opozitës premton para popullit grek: Shqipëria ta harrojë integrimin, do të vendos veton!

Drejtuesi i Partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis bëri një deklaratë të fortë për sa i përket çështjes së Shqipërisë.

Një prej premtimeve të bëra para popullit grek ishte se nëse ai fiton, do vendosë veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën europiane.



“Do i qëndroj të drejtës për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE. Unë do të mbroj të drejtat e pakicës kombëtare greke. Dhe nëse nuk respektohen, Shqipëria të harrojë kursin e saj evropian” deklaroi ai gjatë një fjalimi në Selanik.

Nesër në Greqi do të zhvillohen zgjedhjet lokale bashkë me ato për Parlamentin Europian. Shqipëria pas pak ditësh pret progres raportin dhe dritën jeshile për negociatat me Bashkimin Europian.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.