FRONTEX në aksion, kapen 5 klandestinë në Kakavijë

Janë kapur 5 klandestinë në kufirin e gjelbër në Kapshticë nga forcat e Frontex dhe policia kufitare.

Mësohet se ata janë kapur në kufirin e gjelbër. Po kështu është arrestuar edhe një 20-vjeçar me iniciale A.Q pasi po ndihmonte klandestinët të kalonin kufirin.



“Në Gjirokastër, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Q., 20 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit”, njofton policia.

Pak ditë më parë u prezantua operacioni Frontex, që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare. Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.


Comments are closed.