Do ketë apo jo dhunë? Delegacioni i BE: Të dialogohet oferta ekzistuese!

Tre orë para nisjes së protestës së opozitës në Tiranë, ka reaguar për tubimin Delegacioni i BE-së në Shqipëri, duke bërë thirrje për shmangien e akteve të dhunës, që janë regjistruar në protestat e mëparshme.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri respektojnë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Megjithatë, ne përsërisim rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë paqësore. Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore”, thuhet ne reagimin e BE-së.

Më tej, me një mesazh që kumbon më tepër në zyrat e PD dhe LSI, theksohet se “të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte”.

Sipas zyrës së BE në Tiranë tashmë është koha që të gjitha palët të ulen në bisedime me ofertën ekzistuese (pa kushte) për të shkuar përpara me integrimin e Shqipërisë.

“Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen. Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente”, theksohet në këtë deklaratë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.