Dhunë, falsifikim dhe vjedhje, arrestohen pesë persona në Fier

Pas intensifikimit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Policia e Fierit ka vënë në pranga 5 persona, ku ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme. E.K. 32-vjeç u arrestua për vjedhje.

A.K. 46-vjeçe nga Fieri dhe E.B. 35-vjeç nga Lushnja u arrestuan pasi ishin të dënuar me nga 6 muaj burg për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.





Ndërkohë që L.K. 46-vjeç u prangos për dhunë në familje, pasi goditi gruan pas një sherri në banesë.

I arrestuari i pestë është një 54-vjeçar me inicialet A.C. pasi u kap duke drejtuar automjetin tip BMW i dyshuar i vjedhur jashtë shtetit dhe i pa pajisur me leje drejtimi.





Comments are closed.