“Dërguan 11-vjeçaren për të çuar porosinë”, si ranë në pranga 4 trafikantët shqiptarë në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga 21 persona, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike. Mes personave të arrestuar janë edhe 4 shqiptarë.

4 shqiptarët e arrestuar janë: Nikolin Preçi, i njohur si “Niku” ose “Niko”, 29 vjeç, banues në Praia;  Mikel Gjokaj, i njohur si “Giorgio albanese”, 44 vjeç, me rolin e furnizuesit; Samuel Çotaj i njohur si “Samu”, 25 vjeç; si dhe 25-vjeçari Erigrat Dunga.



Arrestimi i tyre u bë i mundur në sajë të operacionit të koduar “Mbretëresha e drogës”. Por, hetimet nisën fillimisht për p4 gra, italiane dhe marokene. Nga hetimet e kryera, u zbulua se grupi shiste kokainë në zona të ndryshme dhe në të gjitha oraret, në varësi nga kërkesat.

Sipas mediave italiane, në një nga rastet, një nga shitësit, duke mos pasur mundësi të dilte ta shiste drogën, dërgoi vajzën e tij 11-vjeçare për të dërguar porosinë e kokainës dhe për të marrë të paratë.

Mësohet se grupi kryente rreth 15-20 transferime ditore, por jo vetëm. Ata bënin edhe përpunimin e kokainës me amoniak, bikarbonat dhe substanca të tjera, duke e bërë drogën më të rrezikshme se “pluhuri i bardhë” dhe duke krijuar varësi më të shpejtë, ndërsa kostoja e blerjes ishte më e ulët.


Comments are closed.