Deputeti i Merkel rrëzon Metën dhe opozitën: Gjermania kundër shtyrjes së zgjedhjeve!

Ka një konfuzion lidhur me qëndrimin e Gjermanisë për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve në Shqipëri. Dy ditë më parë, deputetet e CDU/CSU Shchmid dhe Wadephul deklaruan për DW se e shohin si opsion edhe shtyrjen e zgjedhjeve, por ndryshe mendon deputeti tjetër gjerman, Nicolas Lobel.

Në një intervistë telefonike për gazetarin Muhamed Veliu, Nicolas Lobel deputet i CDU/CSU dhe raportues për Shqipërinë ka deklaruar se është kundër shtyrjes së zgjedhjeve.





“Jo. Nuk duhet të ketë asnjë diskutim për kohën kur mbahen apo jo zgjedhjet. Ne si Gjermani kemi një qëllim të vetëm. Ne duam vetëm të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE. Për ne ka rëndësi vijimi reformës në drejtësi përfshi reformën zgjedhore. Por mendoj se gjithçka varet nga ajo që thuhet në kushtetutën e vëndit tuaj. Kushtetuta është mekanizmi më i mirë që një demokraci mund të ketë në Gjermani, në Francë në Shqipëri, e kudo. Pra kjo çështje mbetet në atë që thotë kushtetuta. Nëse dëshironi të merrni përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve demokratike parlamentare dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale . Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita”, ishte përgjigjja e tij.

Muhamed Veliu: Për të qenë të qartë. Ju nuk jeni për shtyrje të zgjedhjeve të 30 Qershorit?

“Po. Ky nuk është opinioni jonë. Ne duam të ndihmojmë ta rikthejmë Shqipërinë në normalitet dhe të gjendet një zgjidhje. Çfarë mund të bëjmë ne? Nëse Shqipëria do t’i kërkojë Gjermanisë ndihmë si ndërmjetësuese ne do të përfshihemi në këtë, por si miq, si mbështetës dhe asgjë më shumë”.

Ky deklarim i deputetit Lobel është krejt ndryshe edhe nga pretendimi i presidentit të Republikës, jo vetëm qeveria gjermane, por as vetë CDU nuk ka ndonjë linjë zyrtare për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.

“Ne po ndjekim me shumë shqetësim krizën politike në Shqipëri. Si grup parlamentar CDU dhe CSU në parlamentin gjerman, mbështesim me forcë një dialog komprehensiv mes palëve që është një veprim i shëndetshëm i demokracisë. Dhuna është duke e minuar të ardhmen europianë të Shqipërisë duhet të ndalohet. Ne mbështesim të gjitha partitë politike të ulen në tryezën e dialoguar dhe rikthimin në Parlament për të folur dhe marrë përgjegjësitë që ata kanë”, shprehet ai.

Sipas Lobel, bojkoti i zgjedhjeve është i papranueshëm.

“Është me rëndësi t’i drejtohemi të gjitha partive politike të bëhen gati për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe të ulen për dialog pa kushte paraprake. Nuk duhet të ketë asnjë kusht nga qeveria apo opozita. Vendi juaj ka një qeveri të zgjedhur e cila ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Nga ana tjetër edhe opozita ka përgjegjësitë e saja të sillet sipas rregullave demokratike në Parlament dhe jo në rrugë. Siç edhe kolegët e mi e kanë thënë në deklaratë ne duam të ndihmojmë në të ardhmen europiane. Merr një rëndësi të veçantë tani që të gjithë aktorët të flasin me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ku partitë duhet të shpalosin idetë e tyre.Kjo është demokracia. Prandaj ne përsërisim se duhet dialog për të mbërritur në një zgjidhje paqësore”.





Comments are closed.