“Bomba” pas proteste/ Kush është biznesmeni që po negocion mes Ramës e Bashës, dorëheqja në tavolinë!

Një “bombë” e vërtetë është ajo që ka thënë pak minuta pas protestës së parë të qetë të opozitës, në studion e RTV Ora, analisti Artur Zheji.

Sipas tij një sipërmarrës shumë i njohur në Shqipëri ka ndërprerë udhëtimin e tij për të dërguar disa mesazhe me urgjencë te kryeministri Edi Rama, të cilat janë dërguar nga Lulzim Basha.

Zheji tha se kjo është edhe arsyeja pse nuk pati dhunë në tubimin e sotëm, madje dy liderët Basha e Kryemadhi bën thirrje për zgjidhje politike dhe qetësi, ndryshe nga herët e tjera.

“Ditën e enjte zoti Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan. Një person sipërmarrës shumë i rëndësishëm ndërpreu në një vizitë të tij personale, apo për biznes jashtë Shqipërisë, në një vend të Europës Perëndimore. U kthye me urgjencë sepse kishte disa mesazhe për të dërguar tek Rama. Unë mendoj se sot butësia e Bashës lidhet me një refleksion shumë serioz të atyre mesazheve që ka marrë Rama nga ndërmjetësi, nga sipërmarrësi shumë, shumë i rëndësishëm”, zbuloi Artur Zheji.

Analisti thekson më tej, se biznesmeni që po negocion mes palëve është mik i besueshëm i të dyja familjeve dhe i çon fjalët pa shtesa, ndërsa nënvizoi se sipas informacioneve të tij Rama ka kërkuar kohë dhe ka ‘pending’ një dorëheqje.

“Biznesmeni i shtëpisë gëzon kredite besimi tek të dyja palët. E çon fjalën pa shtesa. Sepse këtu edhe ata që çojnë fjalët shtojnë nga xhepi bosh edhe plot. Kam përshtypjen se Rama ka kërkuar kohë dhe ka në pending një dorëheqje. Kjo nga informacionet që kam unë. Mund të përgënjeshtrohem”, theksoi ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.