Basha mbledhje urgjente në PD, caktohet data e protestës së ardhshme

Rreth 20 minuta pasi mbylli protestën me një fjalim në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi në zyrën e tij, ish-Grupin Parlamentar, Kryesinë e PD dhe kolegjin e kryetarëve.

Mbledhja ka nisur në orën 21:45 dhe  në të është diskutuar për datën e një proteste të ardhshme, e cila sipas burimeve është vendosur të zhvillohet më 31 maj.

Arsyeja e vendosjes për zhvillimin e protestës më 31 Maj, është se kjo ditë është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të nisur zyrtarisht fushatën elektorale.





Gjithashtu ka zëra se është duke u diskutuar edhe mundësia e uljes në tryezën e dialogut me mazhorancën e majtë, me ndërkombëtarët që me shumë mundësi do të jenë ata që do të çojnë palët drejt negociatave.

Kujtojmë se Basha në mbyllje të protestës i kujtoi Edi Ramës se këto në vijim duhet të jenë për të orë reflektimi për zgjidhjen e krizës, duke pranuar një zgjidhje politike.

Kryedemokrati gjithashtu theksoi se të gjithë do të sakrifikojnë diçka nga vetja për ta hedhur tutje ngërçin aktual, duke lënë të hapura të gjitha kartat.





Comments are closed.