A synon të bëhet kryeministër? Habit Astrit Patozi: Mund të nxjerrim…

Koordinatori i “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, i ftuar mbrëmë në “Zonë e Lirë” deklaroi se kjo parti do hyjë në zgjedhje edhe nëse ato do të shtyhen.

Ai është pyetur nga moderatori nëse shtyrja e zgjedhjeve e dëmton “Bindjen”, ndërsa Patozi është përgjigjur:



“Ne nuk e kemi në 30 qershor a s’ka, nëse ka datë tjetër, s’e kemi problem. Jemi të vetmit që e kemi shprehur se LSI dhe PD duhet të jenë pjesë e zgjedhjeve. PD bën gjueti kundër nesh”.

“Astrit Patozi, ju duhet të deklaroni sonte publikisht se ambicia juaj e parë dhe e vetme në pjesën tjetër të jetës që ju ka mbetur, është të synoni të kapni karrigen e kryeministrit të Shqipërisë, po apo jo?”, e ka pyetur Çani Patozin në rubrikën “Pyetja që vret”.

“Jo… Mund të nxjerrim një person nga partia për kryeministër”, u shpreh Patozi.


Comments are closed.