500 mijë dollarë për njohjen e Kosovës, Daçiç zbulon emrin e shtetit që ka blerë Pacolli

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, thotë se ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte dashur të blinte njohjen e pavarësisë nga Kongo, me një shumë të hollash prej 500 mijë dollarëve, shkruan ‘Novosti’.

Ai thotë se Pacolli e kishte dërguar njeriun e tij në shtetin afrikan, ndërkohë në Prishtinë paralajmëronte njohjen e shpejtë nga Kongo, raporton Express.

Gazeta e Beogradit përkujton se Pacolli në fillim të majit kishte paralajmëruar se Kongo do ta njihte së shpejti Kosovën, porse “në Beograd kishte arritur shumë shpejt nota e Ambasadës së Kongos se me të cilën ishte përgënjeshtruat paralajmërimi” .



Konfirmimin tjetër se Kongoja nuk do ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, Daçiç gjoja e ka marrë nga presidenti i këtij vendi Félix Tshisekedi me të cilin është takuar.

Sipas fjalëve të Daçiçit, ai gjatë dhjetë ditëve të shkuara kishte vizituar shtatë shtete të Afrikës, ndërsa, ka thënë ai, Kongoja nuk është vendi i vetëm ku Pacolli ka emisarët e vet

Pas bisedave që ka pasur në Tanzani, Togo, Ganë e Svazilend, shtete që e njohin pavarësinë e Kosovës, Daçiqi ka thënë se beson se këto shtete, të paktën, do të jenë të përmbajtura gjatë votimin për anëtarësim të Kosovës në UNESCO e Interpol.

Daçiq ka paralajmëruar se do të vazhdojë me lobimin për tërheqje të njohjeve të Kosovës pavarësisht j presioneve që ka për t’i ndërprerë këto aktivitete.


Comments are closed.