Vajza e “hekurt” e UÇK-së, kush është truproja që mbronte Ibrahim Rugovën (FOTO)

Linda Muriqi ka qenë truproja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Një vajzë e veshur me të zeza, flokë të shkurtra dhe të lidhura fort dhe më një shikim të mprehtë e pa buzëqeshje.

Kështu shfaqej gjithmonë në daljet publike me ish-presidentin e ndjerë Linda.

Ajo sot bën një jetë mes Nju Jorkut dhe Pejës. Një pjesë të kohës e kalon në Bronx atje ku ka familjen, kurse shpesh shkon edhe në Pejë në vendlindjen e saj.

Nuk dihet ende nëse ajo e vazhdon apo jo punën e saj truprojë, por në fotot e mëposhtme ajo duket pak ndryshe nga ç’ka qenë vite më parë.

Kujtojmë se Linda ka qenë edhe vajza e “hekurt” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më saktë anëtare e batalionit “Atlantiku”.





Comments are closed.