U zhduk pa lënë gjurmë, gjendet i mbytur 4-vjeçari shqiptar në Zvicër (FOTO)

Pasi u raportua i zhdukur, 4-vjeçari kosovar me banim në Möriken-Ëildegg AG të Zvicrës është gjetur i mbytur në një hidrocentral të zonës.

Vogëlushi Zenel M. ishte zhdukur që nga mbrëmja e së enjtes, kur ishte duke luajtur në shoqërinë e të ëmës 42-vjeçare Burbuqe M., në një kënd lojrash.

Papritmas ai u nda nga nëna, e cila menjëherë lajmëroi policinë. Policia dhe zjarrfikësit nuk i ndalën kërkimet dje deri në mesnatë, bashkë me një helikopter me kamera termike që fluturoi mbi zonën ku humbi vogëlushi.

Tek të gjithë ekzistonte frika se 4-vjeçari mund të kishte rënë në ndonjë lum apo liqen pasi ka shumë të tillë në atë zonë dhe ajo ç’ka dyshohej edhe ka ndodhur.

Pasditen e sotme, policia njoftoi për gjetjen e trupit të tij nga një punonjës i hidrocentralit që gjendet në zonë.





Comments are closed.