Tronditet Franca/ Shpërthim me bombë në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë.

Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour” dhe ka shkaktuar 8 të plagosur, mes tyre dhe një vajzë e mitur.

Prokuroria dyshon se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një pakoje bombë artizanale, e mbushur me bulona, vida e gozhdë.

Të plagosurit nga shpërthimi ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën dhe po vijon hetimet.





Comments are closed.