The Van”, filmi shqiptar konkuron sot në Kanë

“The Van” (Furgoni) filmi i regjisorit Erenik Beqiri do të shfaqet sot në ekranin e madh të Festivalit të Kanës. Filmi trajton historinë e një djali rreth të 20-ve i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një fugoni.

Rregullat e fugonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe fugoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dalë vetëm një fitues. Një subjekt që mbart një dramë të madhe siç është emigrimi, pritet të shkaktojë emicione për shikuesit e festivalit. Filmi është prodhim shqiptaro-francez dhe zgjat vetëm 15 minuta ku protagoniste janë Arben Bajraktaraj dhe Phénix Brossard.

Filmi shqiptar konkurron në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, ku marrin pjesë 11 filma ku 9 prej tyre janë fantashkencë, 1 është dokumentar dhe filmi tjetër është vizatimor, nga Shqipëria, Argjentina, Franca, Finlanda, Greqia, Israeli, Ukraina, Suedia dhe SHBA- të.

Edicioni i 72 i Festivalit të Filmit në Kanë ka mbledhur gjithë botën kinematografike këto ditë në arenën e festivalit i cili do të vijojë deri në 25 maj. Filmat do të vlerësohen për Palmën e Artë nga një juri me 9 anëtarë, e drejtuar nga regjisori i serisë së filmave “Mad Max”, George Miller. Sylvester Stallone, i cili nuk kalon asnjëherë pa u vënë re, rikthehet në këtë festival për të promovuar “Rambo V – Last Blood”, i filmuar pak muaj më parë.

Gazeta Shqip





Comments are closed.