Shpërthimi në Lion, presidenti Macron: Një sulm! (Foto)

Të paktën 13 persona u plagosën në një shpërthim në qendër të Lionit, Francë. Sipas zyrës së prokurorit do të ishte një pako bombë dhe hetimi i është besuar kundër-terrorizmit. Mediat lokale flasin për një pako “të mbushur me gozhda, vida dhe bulona, ​​të lënë në rrugë”. Një vajzë 8-vjeçare u plagos. Presidenti francez Emmanuel Macron foli për “një sulm”. Policia po kërkon një burrë që ka lënë biçikletën e tij.

“Më vjen keq për vonesën, por ka pasur një sulm në Lion”. Kështu, Macron kërkoi falje, duke ardhur vonë në një intervistë me një ‘youtuber’ 22-vjeçar: “Nuk bëj bilance. Për momentin ka vetëm të plagosur dhe jo viktima. Unë mendoj për ata dhe për familjet e tyre”.

Personat e plagosur në këtë shpërthim, duket se kanë pësuar lëndime sipërfaqësore në gjymtyrët e poshtme, është thënë bazuar në raportime. Sipas raportimeve, një çiklist është parë duke e lënë pakon afër një furre, në zonën e këmbësorëve.

Ushtarët kanë arritur në vendin e ngjarjes ashtu sikurse zyrtarët policorë dhe ekspertët e pajisjeve shpërthyese. Presidenti francez, Emmnauel Macron, e ka përshkruar shpërthimin, në qytetin e tretë më të madh në Francë, si “sulm”.

E përditshmja, Le Progres, ka raportuar se pakoja me shumë material shpërthyes, është lënë në rrugë.





Comments are closed.