Rita Ora harron 4 mln dollarë bizhuteri në avion (FOTO)

Bizhuteritë me vlerë 4 milionë dollarë që Rita Ora do mbante në festivalin e Kanës janë harruar në avion.

Asistentja, që ishte ngarkuar për transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, harroi bizhuteritë e shtrenjta në avionin ku udhëtoi në aeroportin e Nisë, Francë, pasi mbërriti nga Londra.

Në momentin që ajo kuptoi se kishte harruar bizhuteritë, avioni ishte nisur sërish drejt aeroportit të Luton në Londër.

Bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u nisën sërish drejt Nice nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.

Këngëtarja shqiptare u shfaq rrëzëllitëse në Kanë më 16 maj me gjerdanin me gurë diamanti.





Comments are closed.