Rinasi i “blinduar”, ja si kryhet transporti i parave nën monitorimin e Ushtrisë (VIDEO)

Më shumë se një muaj pas grabitjes së disa miliona eurove nga banda e Admir Muratajt dhe Klement Çalës, aeroporti i Rinasit vijon të jetë i “blinduar” më forca të shumta të Ushtrisë.

Që prej ngjarjes së rëndë të 9 prillit, ku mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarri me FNSH edhe vetë kreu i bandës së grabitësve, me urdhër të ministres Olta Xhaçka, efektivë të FA janë dislokuar në Rinas për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë.


Në një video që posedon Gazeta Shqip, shihet sesi transporti i valutave drejt avionëve të kompanisë “Austrian Airlines”, tashmë kryhet nën monitorimin e rreptë të blindave të Policisë Ushtarake.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.