“Rikthehet” komunizmi! PS feston me foton e Enver Hoxhës në Përmet (Video)

Prefekti i Gjirokastrës dhe deputeti i PS-së vlerësojnë Kongresin e Përmetit nën portretin e Enver Hoxhës

Është përkujtuar sot 75 Vjetori i Kongresit të Përmetit dhe në ceremoninë e organizuar me këtë rast u vendosën kurora me lule në monumentin e partizanit çlirimtar.

Por ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte prania e fotografisë së diktatorit të pamëshirshëm komunist, Enver Hoxha, jo vetëm gjatë homazheve, por edhe brenda ndërtesës historike ku u mbajt ky kongres.



Të pranishëm në këtë ceremoni ishin deputeti Spartak Braho, prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj e të tjerë zyrtarë lokalë. Deputeti Braho dhe Prefekti Aliaj kanë folur për rëndësinë historike të Kongresit të Përmetit, teksa pas shpinës së tyre qëndronte fotografia e Enver Hoxhës.


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.